Ish-presidenti është rikthyer, është anëtar i bordit, dhe pritet të jetë i rëndësishëm për fazën e ardhshme në klub. Uli Hënes thotë se gjendja tek Bajerni është e qetë pas fitores së titullit dhe pas problemeve gjatë sezonit të kaluar. Ai deklaron se do të ndihmojë bavarezët, së bashku me Rumenigen, se Gerrero i Dortmundit është lojtar shumë i përshtatshëm për Bajernin, ndërsa ka disa fjalë për ish-kapitenin Lotar Mateus, sot analist. “Njerëzit tuaj si Lotari do të kenë më pak informacion muajt e ardhshëm, – tha Hënesi për “Skaj Sportin”, – ne do t’i presim “kanalet” e tij”. Duket se “spiunët” nuk do të kenë vend tek Bajerni.
Sfidanti.al