E rëndë, por për fat të keq është e vërtetë. Sporti ka humbur një tjetër personazh dhe ky është Xhino Mader, çiklisti nga Zvicra që u rrëzua në një humnerë gjatë Xhiros së Zvicër që po zhvillohet pikërisht këto ditë. Mader ishte në spital në gjendje të rëndë pasi u rrëzua në greminë 30 metra poshtë gjatë etapës së pestë, dhe asgjë nuk ishte në gjendje që ta shpëtonte. Mader ishte 26 vjeç dhe garonte për skuadrën Bahrein, e cila parakaloi së bashku për 20 km e fundit në etapën e 6-të.
Sfidanti.al