UEFA si FSHF me Superioren, format i ri që “fshin” Champions League

UEFA tani mendon për Superligën që ideuan Agnelli, Laporta dhe Perez. Formati i ri do të zbatohet nga viti 2027 dhe parashikon “zhdukjen” e Championsit aktual. Nuk bëhet fjalë për atë projekt të hartuar nga “rebelët” por për një kompeticion të sponsorizuar nga UEFA. Hipoteza e bujshme është hedhur sot, në Spanjë, nga “El Pais”, që shkruan se Ceferin po mendon të anulojë formatin aktual të Champions League, Europa League dhe Conference League për një organizim krejtësisht të ri.

Në vend të tyre do të luhej një lloj kampionati europian me tri divizione, me ngjitje nga kategoria dhe rënie. Emri i divizionit të parë mund të jetë pikërisht ai i shumëdiskutuari, Superliga. Por si do të funksiononte Superliga e UEFA-s? Siç u përmend, do të ishte një lloj kampionati me 18 ekipe me vetëm dy rënie nga kategoria çdo sezon.

sfidanti.al