Zemërim i thellë në Katalonjë dhe Piemont për vendimin e “qeverisë” europiane të futbollit. Barcelona e Juventusi duhet t’i luajnë në Lisbonë ndeshjet e kthimit të të tetave të finaleve të Championsit, të paktën siç shkruan tabloidi gjerman “Bild”. UEFA nxorri kalendarin e ndeshjeve çerekfinale, për të cilat u vendos se do të luhen në kryeqytetin e Portugalisë, e po ashtu do të luhen edhe ndeshjet e tjera, me finalen që pritet në 23 gusht. Barcelona luajti në Napoli ndeshjen e parë të të tetave të finaleve, duke barazuar 1-1 në “San Paolo”, dhe drejtuesit katalanas janë shprehur kundër idesë së UEFA-s. Po ashtu, Juventusi pritet të këmbëngulë fort për të luajtur në Torino, aq më shumë që është mundur në Francë me Lionin me shifrat 0-1.
Sfidanti.al