Lyon do të luajë në Ligue 1 sezonin e ardhshëm, pasi apelimi për dënimin e rënies nga kategoria u pranua. Klubi arriti të shlyejë një pjesë të borxhit që kalonte shifrën e 500 milionë eurove, për të përmbushur kriteret financiare të vendosura. Sipas kërkesës së autoriteteve, Lyon duhej të shlyente të paktën 40% të borxhit për të vazhduar pjesëmarrjen në elitën franceze. Gjithashtu, Lyon do të marrë pjesë në Europa League, falë pozicionit të arritur në kampionatin e kaluar. Megjithatë, klubi rrezikon përjashtimin nga kompeticionet europiane për shkak të pronësisë së përbashkët me Crystal Palace. Të dyja klubet kanë si pronar John Textor, gjë që shkel rregullat e UEFA-s për pjesëmarrjen e klubeve me të njëjtin pronar. Vendimi përfundimtar nga UEFA pritet në javët në vijim. Në rast se nuk ka ndryshime në strukturën e pronësisë, njëra prej skuadrave mund të përjashtohet.
sfidanti.al