Tuhel do të “kopjojë” Shabi Alonson për skemën e tij tek Bajerni!

Trajneri i ri bavarez po bën plane për të ndryshuar diçka në ekipin e tij. Tomas Tuhel raportohet se po mendon për skemën 3-4-3 dhe sipas mediave në Mynih është “frymëzuar” nga një “subjekt i paparashikuar”, pikërisht nga ish-mesfushori i Bajernit, sot trajneri i Leverkusenit, Shabi Alonso. Skuadra e Alonsos e mundi 2-1 Bajernin javën e kaluar dhe Tuheli mbeti i mahnitur nga loja e “aspirinave”. Gjithsesi, nuk do të jetë e lehtë sepse një skemë e tillë do të bënte ndryshime të mëdha në ekip. Tuhel kërokon që Mane, Sane dhe Gnabri të luajnë më shumë.

Sfidanti.al