Ksavi: Problemi është që Gavi luan për Barcelonën!

Nuk dëshiron ta cilësojë një “teori konspirative”, por gjithsesi, nuk është i kënaqur me “fushatën” që është krijuar këto kohë. Historitë mediatike janë të shumta për Gavin, pasi mesfushori i Barcelonës humbi fanelën me numrin 6 dhe iu dha sërish ajo me numrin 30, pasi La Liga anuloi kontratën e tij me klubin. Çështje parregullsish, ndërsa trajneri Ksavi Hernandez foli për këtë temë në prag të ndeshjes së kësaj jave në kampionat. “Nëse do të luante në një ekip tjetër, nuk do t’i kishte këto probleme, – tha ai, – ndodh sepse luan me Barcelonën. Është një nga lojtarët më të mirë të Spanjës, një nga mesfushorët më të mirë në botë”.

Sfidanti.al