Ky ekip nuk është i tillë që merr kot me një fitore. S’mund të ndodhë kështu me Gjermaninë katër herë kampione të botës e tri herë kampione të Europës, por gjithsesi suksesi 4-2 ndaj Portugalisë ka krijuar atmosferë të shkëlqyer në vendin e madh. Kampionët në fuqi të Europë, me në krye Kristiano Ronaldon, u dominuan dhe u përmbysën me meritë të plotë, duke treguar se humbja ndaj Francës nuk duhet marrë aq seriozisht. Gjermania di të reagojë, pavarësisht problemeve që ekzistojnë dhe shpresat për titull janë.
“Ne nuk kemi dyshuar kurrë në aftësitë tona, – tha Lëvi, – ne treguam moral të lartë, sidomos pasi pësuam gol, dhe nuk e humbëm qetësinë. Dhamë një paraqitje të madhe përballë një skuadre shumë të rrezikshme në kundërsulm. Gjithsesi, nuk ka ndodhur asgjë e jashtëzakonshme, ne kemi fituar thjesht një ndeshje, ndërsa kemi humbur një tjetër. Përballja e radhës me Hungarinë do të jetë edhe më e vështirë, pasi hungarezët janë edhe më shumë të mbyllur në mbrojtje
Analistët në studio, si Stefan Efenberg apo Helmer, vlerësuan lart paraqitjen e kombëtares duke theksuar se ekipi i Lëvit reagoi siç duhet pas humbjes me Francën, duke treguar se di të luajë futboll dhe se kjo jep shpresë për Europianin. Pas lojës së mirë, por pa gol ndaj kampionëve të botës, erdhi fitorja bindëse ndaj kampionëve të Europës.
Revista “Kiker” thotë se trajneri Lëv e mori notën pozitive në këtë provim dhe mund të ndihet i konfirmuar, ndonëse ai do të largohet pas Europianit. Po ashtu, “Kiker” theksonse Gjermania ka nevojë për një si Toni Krosi. E përditshmja “Bild” veçon autorin e golit, Robin Gosens, duke theksuar se lojtarin e Atalantës tani e duan shumë klube të mëdhenj në Europë.
Gjithsesi, euforia është ndërprerë pak për shkak të dëmtimeve të lojtarëve ndaj Portugalisë. Gyndogan, Humels e Gosens dolën që të gjirhë në pjesën e dytë për shkak lëndimi, dhe kjo mund të ndikojë në ndeshjen radhës, që duhet fituar me patjetër.
Sfidanti.al