Se ku do të shkojë, kjo nuk dihet ende, por duket se periudhës në klubin e tij të zemrës I erdhi fundi. Harri Kejn sipas të gjitha gjasave nuk do të rinovojë kontratën me Totenhemin, dhe do të largohet. Gjithsesi, presidenti Daniel Levi nuk do të pranojë që ai të shkojë tek Mançester Junajtidi apo Çelsi, dhe do të kërkojë 100 milionë paundë stërlina për kartonin e tij. Mediat angleze shkruajnë se bisedimet kanë filluar, dhe se Spërsat mund të kenë si alternativë Osimhenin dhe Vlahoviçin. Ku do të jetë Kejni sezonin tjetër? Tek Bajerni, tek Paris SG apo në Spanjë? Kjo ende nuk dihet.
Sfidanti.al