Në Angli mund ta marrin fare lirë Paulo Dibalën!

Ish-lojtari i Juventusit po shkëlqen tek Roma, por me gjasë shkëlqimi i tij mund të vazhdojë diku tjetër. Paulo Dibala dhe agjenti i tij janë kujdesur që kontrata me klubin italian të ketë klauzola që ta lejojë lehtë për t’u larguar nëse do të ketë oferta të rëndësishme. Sipas gazetarit Fabricio Romano, argjentinasi mund të shkojë në Premier Ligë apo në çdo ligë të madhe tjetër të Europës për rreth 12 milionë euro, ndërsa në Serinë A klauzola parashikohet 20 milionë euro. Të shohim nëse Interi do të ketë sërish interes për të, ashtu si edhe klubet angleze.

Sfidanti.al