Një goditje në të dy frontet, që mbeten mjaft të rëndësishëm. Reali i Madridit nuk do ta ketë për disa javë Luka Modriçin, ndërsa mesfushori kroat pësoi dëmtim muskulor. Kjo ndodhi në ndeshjen ndaj Gironës. Mediat spanjolle shkruajnë se Modriç do të mungojë në ndeshjet e kampionatit ndaj Almerias dhe Sociedadit, e thuajse është i pamundur për të luajtur në finalen e Kupës së Mbretit. Kjo finale është pas një jave, ndërsa ndeshja e parë gjysmëfinale në Champions ndaj Mançester Sitit është 11 ditë larg, dhe kroati është në dyshim edhe për anglezët.
Sfidanti.al