Zhoel Embijd mund të mos luajë ndaj Bostonit në ndeshjen e parë

E rëndësishme është që ylli kryesor i Filadelfias të jetë i gatshëm për më vonë, ndërsa edhe shanset për sfidën numër 1 në gjysmëfinale janë rritur. Zhoel Embijd është i dëmtuar dhe nuk ishte në fushë  në ndeshjen e katërt të Siksersave ndaj Bruklinit për shkak të dëmtimit në gju. Tashmë, pritet nëse ai do të mundet të luajë duke u gdhirë e marta ndaj Boston Sëlltiksave, apo do të llogaritet për më vonë. Embijd ka shënuar mesatarisht 36.8 pikë për ndeshje dhe ka kapur mesatarisht 11.8 topa në tabela në sfidat ndaj Bostonit.

Sfidanti.al