Nuk është plotësisht në situatën, në të cilën ishin Mbape e Nejmar vitin e kaluar, dhe aspak siç ishte Lionel Mesi apo Sergio Ramosi. Gjithsesi, historia e transferimit të Harri Kejnit është “kokë e pil”, me peshën e tij në skuadër në një anë, dhe milionat që do të paguhen për kartonin e tij. Totenhemi po luan fort, ashtu siç bëri për Garet Bejlin, Dimitar Berbatovin dhe Luka Modriçin, dhe presidenti Daniel Levi nuk ka dëshirë ta humbasë kapitenin e Anglisë as për 150 milionë paundë stërlina. Në Angli shkruhet se sa më shumë kalojnë ditët, aq më pak e mundshme është që Kejn të shkojë tek Mançester Siti. Gjithsesi, verën e ardhshme atij do t’i mbeteshin edhe 2 vjet kontratë, dhe do të ishte shansi i fundit për një transferim të madh, edhe pse jo në nivelin 150 milionë paundë stërlina.
Sfidanti.al