Nuk ka sesi të ndodhë ndryshe kur në tavolinë vendos një rrogë prej 8 apo 8.5 milionë eurosh, dhe nja 2 milionë të tjera në bazë të paraqitjeve dhe arritjeve, ndërsa përgjigja është me diferencë të madhe. Në Itali thonë se agjenti i Paulo Dibalës ka kërkuar dyfishin e shifrës së ofruar nga klubi, që do të thotë 16 milionë euro në sezon, dhe që kjo të jetë e garantuar. Nuk dihet se çfarë do të bëjë trajneri Masimiliano Alegri dhe drejtuesit Arrivabene e Nedved, të cilët janë disi më të qetë për Manuel Lokatelin. Për mesfushorin e Sasuolos mund të arrihet akordi me formulën 5+7+23, që do të thotë 5 milionë për huazimin plus 7 milionë euro në bazë të arritjeve, por që nuk janë të vështira, dhe 23 milionë euro të tjera vitin që vjen. Juventusi kërkon që ta marrë pas një viti vetëm nëse kualifikohet në Champions, ndërsa Sasuolo besohet se do të pranojë me kushtin tjetër, që lojtari të luajë më shumë se 10 ndeshje.
Sfidanti.al