Është 22 vjeç dhe ka luajtur për ekipin Shpresa të Shqipërisë. Agon Muçolli po paraqitet shumë mirë këtë sezon në elitën e futbollit norvegjez, ndërsa e tregoi veten edhe në ndeshjen e fundit. Mesfushori i majtë shënoi gol dhe shërbeu asist në fitoren që ekipi i tij, Kristiansundi arriti ndaj Stabekut me shifrat 5-1. Tashmë, djaloshi i lindur në Fredericia të Danimarkës ka 3 gola dhe 1 asist në 10 ndeshje. Kristiansundi është në vendin e dytë në Superligën e Norvegjisë (Eliteserie) me 26 pikë, veçse ka 7 pikë më pak sesa Molde që kryeson renditjen. Shanset kryesore të ekipit të Muçollit nuk duken për kualifikim në Champions, por që të jetë të paktën në Ligën e Europës.
Sfidanti.al