Totenhemi dhe PSV-ja njëzëri: “Uembli” në gjendje katastrofike

Trajneri i PSV-së, Van Bomel, e kritikoi gjendjen e fushës në stadiumin legjendar anglez “Uembli”, por, megjithatë, ai vuri në dukje se ajo nuk ishte arsyeja për humbjen e ndeshjes së Ligës Kampioneve (LK). PSV-ja humbi 1-2 ndaj Totenhemit dhe kështu mbeti pa shanse që ta vazhdojë konkurrimin në fazën nokaut të LK-së.
“Fusha ishte një katastrofë e vërtetë. Ajo ishtë me të vërtetë në një gjendje të keqe, por ne nuk po ankohemi. Ne u stërvitëm atje para ndeshjes dhe unë u thashë lojtarëve të mi se ata duhet të mësoheshin me atë fushë. Sigurisht që të gjithë duan një fushë të mirë, por, kur nuk ke se ç’bën, duhet ta pranosh ashtu siç është”, u deklaroi Van Bomeli mediumeve britanikë.
Edhe mbrojtësi i Totenhemit, Tobi Aldervild, e kritikoi gjendjen e fushës. “Ne nuk duam që ta bëjmë problem, por fusha nuk ishte në gjendje që atje të luaje futboll të vërtetë”, vuri në dukje ai.
Sfidanti.al