Torino i bë një dhuratë vetes dhe Napolit duke mundur Milanin

Duket se ndeshjet pas Championsit janë shumë të vështira, siç e kanë provuar disa skuadra, që nga Liverpuli, Mançester Siti, Juventusi, Reali, Barcelona apo Paris SG. E provoi edhe Milani, ndonëse Napoli duket se nuk bën pjesë në këtë grup. Kuqezinjtë, kampionë në fuqi të Italisë, u mundën 1-2 në fushën e Torinos në Serinë A duke mbetur 6 pikë prapa Napolit, e duke zbritur në vendin e tretë në renditje. Skuadra “Granada”, pasi barazoi me nder ndaj Juventusit në derbi, arriti një rezultat edhe më të mirë me golat e shënuar nga Gjigji dhe dhe Aleksej Mirançuk. Nuk mjaftoi Zhunior Mesiasi me rrjetën në 67’, që shkaktoi polemika. Trajneri i Torinos, Juriç, u acarua shumë që futbollisti milanist shtyu Buonxhornon, dhe arbitri nuk u këshillua aspak me VAR-in. Gjithsesi, për fatin e tij të mirë, ekipi fitoi dhe është tani në vendin e 9-të. Një dhuratë pra për veten dhe për Napolin, ndërsa Pioli tha pas ndeshjes shprehjen standarde se “na mungoi qartësia, qetësia dhe ritmi i duhur, e duhej të kishim qenë më shumë cilësorë në zgjidhjen e situatave”.

Sfidanti.al