Kriza e Liverpulit, tifozët sulmojnë pronarët amerikanë, deri edhe Klopin!

Nuk dihet se kur ka ndodhur për herë të fundit kështu! Padyshim kurrë sa kohë në stol ka qenë Jurgen Klopi, ndërsa kriza sa vjen e shtohet. Disfata 1-2 në “Anfild” ndaj Lidsit e la Liverpulin 8 pikë prapa zonës Champions kur kanë kaluar vetëm 12 ndeshje në Premier Ligë, ndërsa për të pretenduar për titull as që bëhet fjalë. Si mundet që nënkampionia e Anglisë dhe e Europës në fuqi ka rënë kaq poshtë në fare pak muaj? A është e mundur që kjo situatë të ndryshojë dhe Liverpuli të pretendojë për tituj?

“Është e vështirë, jo e pamundur, – tha gjermani duke qeshur pak, – është e vështirë padyshim në këtë moment. Ju e kuptoni mirë. Ne po luajmë me dëshirë, por kjo nuk mjafton. Duhet të tregohemi më shumë inteligjentë. Nuk kemi qenë të zotët sa duhet. Duhet të jemi më të qetë dhe të gjejmë momentin tonë”. Analistët thonë se Klopi nuk rrezikon aspak shkarkimin, por kjo nuk zgjidh asgjë, ndërsa kriza vazhdon. Tifozët u janë vërsulur pronarëve amerikanë të klubit, duke i akuzuar për mungesë investimi prej vitesh, madje disa kanë arritur deri aty sa që të kërkojnë shkarkimin e Klopit. E vetmja shpresë është që në një farë mënyre Liverpuli të bëjë kthesën dhe të pretendojë të paktën fitoren e Championsit.

Sfidanti.al