Më në fund treshja e Lejkërsave funksionon dhe Lebroni fiton!

Pesë humbje radhazi nuk kishin ndodhur ndoshta kurrë, por ndonjëherë mund të arrish suksesin ndaj një rivali që duket tepër i fortë. Kështu ndodhi me Los Anxhelos Lejkërsat që triumfuan më në fund në këtë sezon të NBA-së duke thyer në Kaliforni Denverin e fuqishëm. Lebron Xhejmsi e bëri ndeshjen e tij, edhe pse mori notë negative -1. “Mbreti” shënoi 26 pikë, kapi 6 topa në tabela e shërbeu 8 asistë, ndërsa u ndihmua nga Entoni Dejvisi me 23 pikë e 15 topa në tabela, si dhe Uestbruku me 31 minuta lojë dhe 18 pikë, 8 topa në tabela e 8 asistë. Nikola Jokiç shënoi 23 pikë për Denverin, plus 14 topa në tabela e 6 asistë, por nuk mjaftoi ashtu si edhe Xhamal Marrej me 21 pikë.

Sfidanti.al