Tjetër përforcim për mbrojtjen, Inter “piketon” 24-vjeçarin e Totenhem

Pas nënshkrimit me talentin gjerman të mbrojtjes, Jan Aurel Bisek, tashmë “zikaltërit” e Inter janë në kërkim të një tjetër përforcimi në mbrojtje dhe duket se Marota ka gjetur “prenë” e radhës në Premier Ligë.

Bëhet fjalë për prodhimin e akademisë së Totenhem, Xhafet Tanganga, me 24-vjeçarin, i cili duket se nuk është në planet e tekniku Postecogllu dhe nga kjo dëshirojnë të përfitojnë nënkampionët e Evropës. Pavarësisht se kartoni i tij nuk vlen shumë, vetëm 7 milionë euro, “zikaltërit” dëshirojnë ta huazojnë lojtarin me një klauzolë ekstra për blerjen e tij, nëse mbeten të kënaqur dhe tanimë mbetet veç nisja e negociatave për të parë se çfarë do të ndodhë me të ardhmen e anglezit.

 

sfidanti.al