Tifozi i Junajtidit, Tajson Fjuri: Ekipi im u mund më keq se Uajlderi!

Krahasimin e bëri të përpiktë dhe me keqardhje. Kampioni i botës në peshat e rënda në boksin profesionist, Tajson Fjuri, është një tifoz i thekur i Mançester Junajtidit, dhe nuk i erdhi aspak mirë nga humbja në derbi ndaj Sitit. Për këtë arsye, ai botoi një video në rrjetet sociale ku analizoi ndeshjen në “Old Traford”. “Pas humbjes me Sitin, është e drejtë të themi se Junajtidi po pëson humbje më të rënda sesa Diontej Uajlderi ka pësuar në të gjitha ndeshje ndaj meje, – tha Fjuri në videon në Instagram, – ne po shkatërrohemi, dhe unë qortoj lojtarët (pavarësisht respektit për ta) se nuk dhanë maksimumin për të fituar ndeshjet. Ekipi nuk ka mentalitetin fitues. Unë kur dal në ring nuk e humbas kurrë besimin tek fitorja, edhe kur jam nokdaun”.

Sfidanti.al