Tifozët të pakënaqur: Reali merr Mbapenë, Siti merr Halandin, Bajerni merr Kalajxhiçin!

Ndoshta duhet të besojnë pak më shumë klubin e tyre, pasi njerëz si Uli Hënes nuk flasin kot. Tek Bajerni janë mësuar të marrin lojtarë që në Spanjë apo Angli nuk janë vlerësuar aq lart si Xhovani Elber, Roi Makai apo ata të viteve 80-të si Nahvajt apo Këgl. Kështu po ndodh edhe tani, dhe bavarezët janë shumë pranë sulmuesit të Shtutgartit, Sasha Kalajxhiç. Lojtari shtatlartë është vetëm 24 vjeç dhe vlerësohet sidomos për nivelin e tij teknik, që e ndihmon të luajë edhe si mesfushor, apo që të ketë vizionin e një mesfushori. Drejtuesit e Bajernit janë takur dy herë me përfaqësuesin e Kalajxhiçit dhe trajneri Nagelsman e do me patjetër. Tifozët nuk janë të kënaqur dhe në rrjetet sociale po shkruajnë se “Reali merr Mbapenë, Siti merr Halandin dhe ne marrim Kalajxhiçin, madje për të zëvendësuar Levandovskin”. Gjithsesi, po sikur Leva të luajë edhe këtë sezon në Mynih dhe të jetë shok ekipi me Kalajxhiçin, që në të vërtetë nuk është një qendërsulmues, dhe për më tepër kartoni i kushton vetëm 20 milionë euro. Pra, një tjetër biznes për Bajernin.

Sfidanti.al