Frankfurti, i pari ekip gjerman që fiton Ligën e Europës (Kupën UEFA) që pas Shalkes në 1997

Një pritje e gjatë, ndonëse jo aq sa iu desh për të përsëritur suksesin e vet. Ajntrahti i Frankfurtit u bë e para skuadër gjermane që fiton Ligën e Europës dhe Kupën UEFA (janë vazhdim i njëra-tjetrës) që kur këtë e bëri Shalke 04 në vitin 1997 duke mundur Interin pas dy finaleve. Një pritje 25-vjeçare, edhe pse për veten e tij, Frankfurtit iu desh të priste 42 vjet.  Gjermanët kanë 19 trofe në kontinentin e vjetër, nga të cilët 8 Champions, 6 Kupa UEFA dhe Liga të Europës si dhe 5 Kupa të Kupave të Europës. Po ashtu, kanë 2 Superkupa të Europës dhe 5 Kupa të Botës për klubet (përfshi edhe Kupën Interkontinentale), pra gjithsej, “teutonët” kanë 26 trofe ndërkombëtarë.

Sfidanti.al