Trofeu origjinal i Premier Ligës do të jetë në stadiumin e Sitit

Në “Etihad” do të ndodhet edhe shefi ekzekutiv i kampionatit, Riçard Masters, pasi të gjithë mendojnë se skuadra e Pep Guardiolës do ta fitojë titullin e 4-ët në pesë vitet e fundit. E vërtetë që gjerësisht janë të lumtur që gara për Premier Ligën do të luhet në javën e funditm të dielën, mes Mançester Sitit dhe Liverpulit, por “qytetarëve” u mjafton fitorja e tyre, pavarësishts e çdo të bëjnë të kuqtë. Për këtë qëllim, drejtuesit e Premier Ligës do të “zbarkojnë” në stadiumin “Etihad” ku do të jetë edhe trofeu origjinal për ekipin që shpallet kampion. Në “Anfild” do të jetë një kopje e origjinalit, por nëse Liverpuli fiton atëherë helikopteri do t’ia sjellë kupën.

Sfidanti.al