NBA, a mundet rekordmeni Batler ta kualifikojë Majemin në Finalen e Madhe?!

Atë që ai bëri në ndeshjen e parë gjysmëfinale të basketbollit amerikan, nuk e kishte bërë askush. Në fazën e plej ofit askush nuk i është afruar nivelit të Xhimi Batlerit. Ylli i Majemit shënoi 41 pikë, kapi 9 topa në tabela, pati 5 asistë, 4 vjedhje topi dhe 3 bllokime gjuajtjesh. Në sezonin e rregullt këtë e kishin bërë Entoni Dejvisi, Hakim Olaxhuoni, Dejvid Robinsoni, Karim Abdul-Xhabari dhe Xhejms Hardeni (dy herë), por jo gjatë plej ofit. Falë Batlerit, Majemi përballoi me sukses sfidën e Bostonit në shtëpi duke fituar finalen e parë të Lindjes me shifrat 118-107. Sëlltiksat premtojnë se do ta mbulojnë më fort Batlerin në ndeshjen e dytë, ndonëse Majmi ka edhe “gryka të tjera artilerie”. Trajneri Spoelstra thotë se “Xhimi është një njeri që jeton për të konkurruar, për të fituar, shumë në NBA thjesht duan të luajnë basketboll, ndërsa ai është një sfidues si askush tjetër”.

Sfidanti.al