Nuk e ka dhënë fjalën që do të vazhdojë, ndonëse dëshirën e ka të madhe. Zllatan Ibrahimoviç mund të konsiderohet lojtar i Milanit edhe për sezonin e ardhshëm dhe superylli suedez për këtë qëllim është gati të sakrifikojë kombëtaren. Mësohet se Ibra ka hequr dorë nga grumbullimi me Suedinë për ndeshjen e Ligës së Kombeve, të paktën për 4 ndeshjet e para që do të luhen në qershor. Këto ndeshje janë ndaj Sllovenisë, Serbisë dhe dy herë kundër Norvegjisë. Gjendja fizike e ka penguar legjendën që të ketë minutazh të lartë tek Milani dhe ai dëshiron të pushojë mirë gjatë verës për të qenë në gjendje për të luajtur një tjetër edicion.
Sfidanti.al