Inter: Lautaro-Dibala në sulm, Kostiç e Parizi në vend të Perishiçit

Më shumë janë gati të sakrifikojnë Aleksis Sançezin apo edhe Bastonin, por jo “Demin”. Interi i ka planet të qarta për të ardhmen, duhet të vazhdohet me Lautaro Martinezin dhe në krah të tij duhet të jetë Paulo Dibala. Në sulm mund të vazhdojë veterani Edin Xheko apo edhe Angel Korrea, të dy të pëlqyer nga trajneri Simone Inzagi. Kjo është e ardhmja e parashikuar për sulmin, ndërsa për krahun duhen bërë përforcime nëse Ivan Perishiç largohet. Kroati është hatërmbetur me klubin, dhe drejtuesi Bepe Marota po mendon për ta zëvendësuar me Kostiçin e Frankfurtit ose me Parizin e Empolit. Nga Empoli mund të vijë edhe Kristjan Asllani për të luajtur në krah të Brozoviçit.

Sfidanti.al