Në çdo sezon të kampionatit tonë ka pasur gjithnjë të paktën një palë tifozësh të cilët kanë protestuar ashpër për skenarët që kanë vendosur se kush do të dilte kampion. Ishin tifozët e Tiranës atëherë kur dominonin Partizani e Dinamo, ishin ata të Dinamos pas 1990-ës, të Flamurtarit, Vllaznisë, Skënderbeut e shumë të tjerë. Këtë herë, të djegurit nga skenari janë ata të Partizanit.
Ultras Guerils kanë dalë edhe me një deklaratë pas ndeshjes Tirana-Kukësi, që u cilësua si estradë dhe që ndihmoi kuksianët të shkëputeshin 7 pikë nga të kuqtë. “Tifozët … janë e vetmja e vërtetë e këtij sporti që po degradon në estrada të hapura, – shkruhet aty, – .. ku aktorët ndjekin me përpikmëri urdhërat e regjisë së orkestruar nga presidentët, të mbështetur drejtpërdrejt nga FSHF. Ftojmë tifozët e Partizanit të kundërshtojmë estradën e kampionatit, të jemi kundër të gjithëve … kundër aleancave”.
Ky sezon mesa duket po shkon sërish ters për kryeqytetasit, pasi është Kukësi më i piketuari për të fituar titullin. Pritja mund të jetë edhe më e gjatë, por një pyetje interesante mund të bëhet: Nëse sezonin e ardhshëm, estrada dhe aleancat do të jenë në favor të Partizanit, cili do të jetë reagimi i tifozëve?