Thumbi Murinjos : “ 101 mijë shikues? Më mire të kishin shkuar në plazh”

Mbas humbjes së thellë 1-4 nga Liverpuli, është pak të thuash se trajneri i Mançester Junajtidit, Zhoze Murinjo, u nxeh, por zemërimin e tij ai e shfryu sipas stilit të tij origjinal. Vetëm 12 minuta mbas mbarimit të ndeshjes, Murinjo shkoi dhe foli në konferencën e shtypit për ndeshjen, për FIFA-n, Botërorin, gjyqtarët…
“Atmosfera ishte e mirë”, tha Murinjo për ndeshjen që u zhvillua në prani të 101 254 shikuesve, ndërsa, më pas, tha, duke i habitur të gjithë: “Po të isha në vendin e tyre, unë nuk kisha për të ardhur për ta parë këtë ndeshje. Nuk do të kisha shpenzuar para që t’i shihja këta djem. Më mirë të kishin shkuar në plazh sesa të shihnin këtë ndeshje!” .
Më pas u erdhi radha gjyqtarëve… “Pamë dy gola fantastikë të Pereirës dhe Shaqirit, por pamë edhe gabimet e gjyqtarëve që sikur i kishte sjellë federata e bejsbollit në një ndeshje bejsbolli!”.
Sfidanti.al