Mesi relaksohet, driblon qenin, entuziazmohet i biri

Ndersa Kristiano Ronaldo nis pergatitjet me skuadren e tij te re, Juventusin, ne Barcelone, Lionel Mesi relaksohet…duke luajtur me top.

Bashkeshortja e yllit te Barcelones publikoi ne rrjetet sociale nje video ku shfaqet Mesi teksa luan me top ne kopshtin e baneses se tij bashke me qenin duke e dribluar kete te fundit ne te gjitha menyre.

Ne sfondin e videos degjohej edhe zeri i nje prej djemve te futbollistit argjentinas, Tiagos, i cili nuk e fshihte entuziazmin e tij. Madje vogelushi i kerkoi te atit edhe te shenonte gol ndaj qenit.

Pasi pa qe i ati dribloi duke mos i lene ne asnje moment qenit qe te preke topin, Tiago u degjua te thoshte per te atin: Eshte shume i mire ne futboll dhe me pas kendoi Spektakli Mesi. Video pati nje sukses te madh pasi vetem 15 minuta pas publikimit u regjistruan 300 mije ripublikime te saj.

Sfidanti.al