Thuhet se Mesi ka vendosur, por nuk dihet se për çfarë

Andoni Zubizarreta, ish-portier i madh i Barcelonë dhe ish-drejtor sportiv i katalanasve është i bindur se argjentinasi e ka marrë tashmë vendimin për të ardhmen, pavarësisht sesi do të jetë fundi i sezonit. Duke folur për “Katalunja Radio”, ai theksoi se me përvojën që ka Mesi, mund të parashikojë sesi do të jetë e ardhmja. “Mesi e ka fituar të drejtën për të menduar dhe për të vendosur për veten e tij, – tha “Zubi”, – dëgjova presidentin që tha se do të bëjë çmos që të vazhdojë. Nëse vendos të qendrojë, mrekulli, nëse jo, do të vazhdojë të luajë dhe nëse ikën, duhet të përshtatemi. Jeta vazhdon. Pak a shumë Mesi e ka të qartë në kokën e tij se çfarë do të bëjë”. Mesi mund të fitojë titullin e 35-të me Barcelonën në finalen e Kupës së Mbretit në Sevilje ndaj Bilbaos, ndërsa është në garë për titullin kampion.

Sfidanti.al