Novak Djokovic do te mbylle vitin 2020 si numri 1 i botes me tenis per meshkuj. Konfirmimi erdhi nga publikimi i tabelave te turneve Open ne Sofje. Per tenistin serb ky do te jete viti i 6 qe e mbyll si numri 1 i renditjes ATP, nje rezultat qe e lejon ate te barazoje nje tjeter legjende te tenisit boteror si Pete Sampras, me amerikanin qe dominoi renditjen ATP ne periudhen 1993-1998.
Pervec ketij viti, Djokovic ka mbyllur si numri 1 i botes edhe vitet 2011, 2012, 2014, 2015 dhe ne 2018. Rekordi i Djokovic merr akoma me shume vlere per faktin se regjistrohet ne 15 vitet e fundit ku Djokovic se bashku me Federer, Nadal dhe Murray kane qene ne gare te forte per vendin e pare ne renditjen ATP ne menyre te panderprere duke dominuar tenisin boteror.
‘Gjithnje e kam ndjekur Pete Sampras kur isha femije-tha Djokovic-barazimi i rekordit te tij eshte nje enderr e bere realitet’.
Te henen, nis java e 294 e Djokovic si numri 1 i botes me serbin qe tani ve ne shenjester rekordin e Roger Federer me 310 jave si numri 1 i botes.
Sfidanti.al