Konte ndihet i qetë, në 2017 me Çelsin fitoi titullin pikërisht kështu!

Interi është vetëm në vendin e 6-të në Serinë A, duke fituar vetëm gjysmën e ndeshjeve (3 fitore, 2 barazime, 1 humbje) e duke pësuar shumë gola, nërsa kreu i renditjes është 5 pikë larg. Një nisje jo edhe aq e mirë për të besuarit e trajnerit Antonio Konte, i cili po kritikohet se nuk po fiton dot asnjë ndeshje në Champions. Mos vallë ka arsye të forta që tekniku të ndihet i shqetësuar? Padyshim që duhet të shqetësohet, por jo edhe aq shumë.

Në sezonin 2016-2017 pati pikërisht një nisje të tillë dhe në fund fitoi titullin me Çelsin në Premier Ligë. Blutë e Londrës patën edhe më keq se Interi, 3 fitore, 1 barazim e 2 humbje, por në përfundim fitoi kampionatin me plot 93 pikë, 7 pikë më shumë sea Totenhemi i vendit të dytë. Atë sezon arriti edhe finalen e Kupës së Anglisë, ku u mund 1-2 nga Arsenali. Në fund, Konte u shpall edhe trajneri i vitit në Angli. Kjo nuk ta garanton suksesin në 2021, por gjithsesi tregon se ai i ka ende shanset tek Interi.

Sfidanti.al