Ten Hag e ka me arbitrat

Erik ten Hag u prit me shumë bujë në Mançester, por rrezultatet kanë lënë shumë për të dëshiruar. Sezoni i dytë i tij në ishull është një katastrofë e vërtetë pasi humbjet janë 9 ndërsa ende nuk merr përgjegjësinë e rrezultateve të dobëta.

Në konferencën pas ndeshjes të humbur në “Parken Stadion” të Kopenhagenit, Ten Hag hoqi ç’do përgjegjësi duke fajsuar arbitrat. “Kartoni i kuq ndryshoi gjithçka, nëse një episod do të gjykohej duke frenuar imazhin atëherë gjithçka duket më e rëndë nga ç’është në realitet”, tha ten Hag.

Në vazhdim ai pohoi se edhe dy golat e parë të Kopenhagenit nuk ishin të rregullt: “Goli i parë nuk duhej dhënë pasi një lojtar ishte pozicion jashtë loje dhe shqetësonte Onanën, ndërsa në episodin e dytë arbitrat ishin shumë të ashpër me vendimin që morën duke akorduar penallti”.

Që Junajtid është në drejtimin e gabuar e tregon qartë statistika e humbjeve të rregjistruara. Edhe pse jemi në fillim të muajit nëntor ekipi në fjalë ka pësuar 9 humbje. Bilanci është tragjik për ten Hag nëse do të krahasohet në raport me pasardhësit e Sër Aleks Ferguson.

Sfidanti.al