Tek Reali thonë: Arbitri në Barcelonë ishte kundër nesh

Televizioni i klubit madrilen nuk është përmbajtur. Nuk ka qenë një histori e gjatë, vetëm 4 minuta, por kaq ka mjaftuar. Ishte një minutazh kur njerëzit në TV Real Madrid akuzuan arbitrat në “Kamp Nou” se kishin qenë në favor të Barcelonës në derbin e luajtur pak ditë më parë. Përfundoi 2-1 për katalanasit me fitore në sekondat e fundit, ndërsa Realit iu anulua një gol. “E dinim se do të luanim kundër 12 vetëve”, – u tha në televizionin e Realit.

Sfidanti.al