Tatëm shënon 36 pikë, Bostoni mund Sakramenton!

Është njëra nga 3 skuadrat më të mira të Lindjes dhe shkon me besim drejt plej ofit. Boston Sëlltiks i dha fund një serie të gjatë ndeshjesh jashtë fushe duke fituar thellë në Sakramento. Rezultati ishte 132-109 falë 36 pikëve të Xhejzën Tatëmit, ndërsa Xhejlën Braun shtoi 27 pikë dhe Derrik Uajt 20. Bostoni e ka siguruar plej ofin ndërsa fituar 4 nga 6 ndeshjet jashtë fushe. Për Sakramenton nuk mjaftoi Domantas Sabonis me 16 pikë, 13 topa në tabela e 12 asistë.

Sfidanti.al