Finalja e Superbowl nuk është vetëm një eveniment sportiv sepse në SHBA janë mësuar t’i bëjnë gjërat ndryshe. Përtej Atlantikut sporti është edhe marketing, reklamë, fitime marramendëse dhe imazh dhe nëse ka një ndeshje që i përmbledh të gjitha këto është finalja e futbollit amerikan që dorëzon trofeun “Vonce Lombardi”. Këtë vit do të luhet në 11 shkurt në stadiumin supermodern në Las Vegasit, vetëm 65 mijë vendësh por ku një biletë është shitur mesatarisht 10 mijë dollarë. Nëse ka një detaj që e bën të pakrahasueshëm më asnjë event tjetër sportiv finalen e Superbowl është spektakli që organizohet mes pjesëve dhe që tërheq interesin e madh të spektatorëve e atyre që e ndjekin në mbarë botën e në këtë rast janë rreth 800 milionë. Këtë herë në pushimin mes pjesëve skenën do ta rrëmbejë këngëtari amerikan Usher i cili merr trashëgiminë nga Rihanna-s dhe do të tentojë të lejë gjurmë ashtu siç ka bërë në të shkuarën Michael Jackson. Usher është përzgjedhur për të prezantuar edhe albumin e tij më të ri “Coming Home”. Spektakli “Halftime” e ka shoqëruar Superbowl që në vitin e parë të kësaj sfidë në vitin e largët 1967. Shfaqja varion nga 12-15 minuta për të lejuar punëtorët të montojnë skenën duke e zgjatur pushimin në 30 minuta në total ndërsa rekordin e mban Justin Timberlake në vitin 2018 me 14 minuta.
sfidanti.al