Humbja e bujshme në Kupën e Kombeve të Afrikës kundër Republikës Demokratike të Kongos i kushtoi shtrenjtë trajnerit Rui Vitoria, pasi u shkarkua nga drejtimi i kombëtares së Egjiptit. Trajneri portugez u lirua nga detyra, siç shpjegohet në një njoftim për shtyp nga federate egjiptiane e futbollit:
“Falenderojmë trajnerin Rui Vitoria dhe stafin e tij. Bordi Drejtues i Federatës së Futbollit Egjiptian, në fund të mbledhjes së tij sot për të diskutuar çështjet teknike dhe raportet administrative për pjesëmarrjen e ekipit kombëtar në Kampionatin e Kombeve Afrikane 2023 në Bregun e Fildishtë, vendosën të shakrkojnë trajnerin portugez Rui Vitoria”. Egjipti ishte një nga skuadrat pretedente për të fituar Kupën e Kombëve, por u eliminua nga turneu në fazën e 1/8-ve të finales.
sfidanti.al