Tare ëndërron stolin e Shqipërisë? Dashuri e rigjetur me Zotat?

Igli Tare, drejtori sportiv i Lazios, ka thënë se ëndërron që një ditë të bëhet trajner i Kombëtares shqiptare

“Ëndrra ime? Një ditë dua që të bëhem trajneri i Shqipërisë”, ka deklaruar Tare në një intervistë për të përditshmen italiane, Corriere dello Sport. Ndersa disa ditë më parë i pyetur tek “Procesi Sportiv”, Tare ka zbuluar mrekullisht se ka marrëdhënie të shkelqyera me drejtuesit e FSHF-së edhe pse mënyra se si e drejtojnë ata ka shumë ndryshim me atë që provon Igli tek Lacio.

Ish sulmuesi i Lazios, Sienas, Brescias dhe Bolognas ka qenë pjesë e kombëtare për 10 vite me radhës (1997-2007).

Ai me kombëtare shqiptare ka luajtur 68 ndeshje dhe ka shënuar 10 gola,