Superkupa e Spanjës, Reali “top”, Pedri e Ansu Fati në stol për Barçën!

Në orën 20:00 do të nisë rrëfimi i së vërtetës, pra gjysmëfinalja e parë drejt trofeut. Barcelona e Reali i Madridit janë përballë në Arabinë Saudite, në kushte të ndryshme sa nuk bëhet. Shumë më i qetë dhe i formuar Reali, me formacionin 4-3-3 ku nuk mungon thuajse askush. Nga porta, mbrojtja, mesfusha dhe sulmi, gjithçka është “top”. Tek Barcelona, Ksavi duhet të vazhdojë eksperimentet, ndonëse disi më pak. Nuk dihet sesa besim jep mbrojtja me Arauhon e kthyer nga dëmtimi dhe Pikenë, ndërsa Dani Alvesh është një veteran, pak a shumë si Zhordi Alba. Në mesfushë ka pikëpyetje me Busketsin e përhershëm, me Gavin dhe Nikon që janë ende të rinj për Modriçin, Krosin e Kasemiron. Në sulm, Dembele apo Ferran Torres e Zhutgla nuk krahasohen dot me Benzemanë apo Vinisiusin.

Barcelona (4-3-3): Ter Shtegen, Dani Alvesh, Arauho, Pike, Zhordi Alba, Niko, Buskets, Gavi, Dembele, Ferran Torres, Zhutgla.

Real Madrid (4-3-3): Kurtua, Karvahal, Militao, Alaba, Mendi, Modriç, Kasemiro, Kros, Asensio, Benzema, Vinisius.

Sfidanti.al