Klubi bavarez, sipas mediave, ka nisur kontakte me Mino Raiolën për sulmuesin norvegjez. Flitet për një rast të madh, për një 21-vjeçar që ndodhet në majë të botës, dhe në momentin që Robert Levandovski duket se do të largohet. Zgjidhje më të mirë për Bajernin nuk do të kishte sesa Erling Halandi, por bisedimet me Raiolën besohet se do të jenë të komplikuara. Problemi kryesor është rroga që do të kërkohet, që padyshim do të jetë shumë më lart sesa niveli që mban sot klubi gjerman. Së dyti, komisioni për agjentin, ndërsa konkurrenca është e madhe nga Reali i Madridit dhe Barcelona. Nuk dihet nëse do të arrihet ndonjë marrëveshje e ndërlikuar në bazë të sukseseve individuale dhe kolektive, pasi kjo do të ishte rruga e vetme, por Bajerni po e provon. Në fund të fundit, nuk humbet gjë, ndërsa kartoni prej 76-80 milionë eurosh nuk është aq pengues.
Sfidanti.al