Interi nuk është më aq i çmendur, më shumë duket Juvja

Nuk harrohet himni për zikaltërit, dhe një gjë të tillë ia kujtoi presidenti Çang ish-trajnerit Konte sezonin e kaluar. Konte u përgjigj se “nuk duhet të ketë më çmendur”. Në 2004-2005, Interi përmbysi Sampdorian me 3 gola në 5 minuta, sipas traditës së tij të çmendur, por me Inzagin ka më shumë qendrueshmëri, me 9 fitore pa pësuar gol. Juvja duket paksa më e çmendur këtë sezon me Alegrin, siç e tregoi përmbysja me Romën nga 1-3 në 4-3, me 3 gola në 7 minuta. Në “San Siro” do të ketë jo vetëm një diferencë çmendurie, por edhe potenciali, pasi Juvja do të ketë mungesa. Shezni jashtë, Kuadrado e De Ligt të skualifikuar, Ramsej me Kovid, Kieza e Danilo të dëmtuar, ndërsa Dibala e Bonuçi priten në stol. Interi, ndërkaq ka pak “plagë” për ndeshjen e sotme të Superkupës në orën 21:00.

Sfidanti.al