Në Premier Lige është kthyer sërish një Liverpul konkurues, por duket se ndryshimi nuk është vetëm mbërritja e trajnerit Klop. Gjithsesi, veç punës në aspektin teknik, është pikërisht gjermani që ka goditur në shenjë edhe në fushat e tjera të zhvillimit sportiv. Sipas të përditshmes amerikane New York Times, arma e fshehtë e Jurgen Klop është dietologia gjermane, Mona Nemer, e cila ka 6 muaj që punon tek klubi nga “Anfield Road”.
“Nemer përgatit ushqime të ndryshme dhe lojtarët janë gjithmonë të lumtur. Ndikimi i saj ishte i menjëhershëm dhe reagimi pozitiv evident”, deklaroi Jurgen Klopp, kur u pyet nga mediat, në lidhje me punën e nutricistes 32-vjeçare. Mona ka ardhur tek Liverpuli nga klubi i Bayernit, ndërsa kur u pyet se a ka rol ushqimi i saj në suksesin e skuadrës, ajo u tregua tejet modeste, duke deklaruar që pjesa e saj nuk është aq vendimtare në lojën e mirë të skuadrës dhe rezultatet pozitive.