Transferimi i Berishës, Anzhi në krizë kishte nevojë për paratë e tij

Bernard Berisha mund të quhet lojtar i ri i Terek Groznit, pas marrëveshjes që klubi çeçen arriti me Anzhin, megjithëse zyrtarizimi i palës së lojtarit mungon ende. Klubi i tij, Anzhi, përmes një deklarate ka bërë të ditur arsyet e shitjes së Berishës. Sipas tyre, klubi ndodhet në krizë financiare dhe pikërisht për këtë arsye janë duke shitur lojtarët, shkruan “tass.ru”

Nga transferta e futbollistit shqiptar, klubi i Anzhit do të fitojë rreth 2.5 milionë euro. Bernard Berisha e ka filluar karrierën tek Besa e Pejës, pastaj erdhi në kampionatin tonë, fillimisht tek Besa e Kavajës, më pas u shpall kampion me Skënderbeun dhe tashmë është pjesë e kampinatit rus.