Jyrgen Klopi, në një intervistë ekskluzive, me rastin e Krishtlindjeve, në “Skaj Sports”, foli për tema shumë interesante, por ajo që bëri përshtypje të madhe ishte pikëpamja e tij lidhur me shanset që ka Liverpuli të fitojë titullin e kampionit të Premier Ligës angleze. Specialisti gjerman është i bundur se “të kuqtë” e tij do të luftojnë, deri në fund, për titullin dhe, ndërkohë, parashikoi se kur do t’i fillojnë problemet e para Çelsit të Antonio Kontes. “Ne kemi zhvilluar një sezon, me të vërtetë, të mirë, por, që të bëhemi kampion, këtë, pra, të luajmë mirë, ne duhet ta bëjmë gjatë të gjithë sezonit dhe, ndërkohë, duhet që t’i përballojmë edhe situatat e vështira që mund të krijohen, pra, neve na duhen sa më pak dëmtime dhe më shumë fat.
Në rast se Çelsi do të vazhdojë me këtë ritëm, atëherë, ai me meritë do të mund të dalë kampion dhe askush nuk do të ketë të drejtë që të bëjë ndonjë vërejtje. Sidoqoftë, nuk mund të rri pa e thënë se Çelsi, deri tani, ka pasur më shumë fat lidhur me dëmtimet. Ne, gjatë sezonit të kluar, kemi humbur shërbimet e futbollistëve të tillë, si Kutinjo, Starixh dhe Dani Ings, madje, në momentet, kur ata ishin shumë të nevojshëm për ekipin. Në rast se një gjë e tillë do t’u kishte ndodhur Diego Kostës ose Azarit, nuk besoj se Çelsi do të ishte atje, ku ndodhet sot. Sezoni është i gjatë, kështu që edhe ai (Çelsi) do të përballet me fatkeqësi të tillë, si tonat. Çelsit do t’i duhet të luajë përseri më neve, Arsenalin dhe me të tjerët. Ai, në fakt, është një ekip me përvojë dhe atë është e vështirë që ta mundesh, por jo e pamundur dhe ne e kemi treguar këtë”, thotë trajneri gjerman i Liverpulit, Jyrgen Klop.
Sfidanti.al