Nguron Luis Enrike, Barcelona bën gati zëvendësuesin

Ernesto Valverde është kandidat për ta marrë drejtimin e Barcelonës, ndërkohë që trajneri aktual, Luis Enrike, ende nuk ka vendosur nëse do ta vazhdoj kontratën me Barcelonën, e cila i skadon në fund të sezonit. Sipas të përditshmes sportive madrilene, Marca, Barcelona ka një opsion për trajner të ri, nëse Enrike nuk e vazhdon kontratën.

Fjala është për Ernesto Valverden, trajnerin e skuadrës baske të Atletik Bilbao, i cili në vitet 1988-90 ka luajtur për Barcelonën. Nuk janë ende të qarta arsyet e ftohjes së trajnerit Enrike me gjigandin europian, ndërkohë që e ka marrë drejtimin e Barcelonës në vitin 2014 dhe që atëherë ka fituar gjithçka me klubin katalanas.

Sfidanti.al