Statistikat e Mesit dhe komplimenti i Sergio Ramosit!

Në Ligën e Parë të Francës ka 10 gola dhe 10 asistë në 18 ndeshje, në sezon për Paris SG ka arritur në 13 gola dhe 14 asistë në 22 neshje në të gjitha konkurrimet, ndërsa me Argjentinën fitoi Kupën e Botës duke qenë lojtari më i mirë e duke pasur 5 gola. Lionel Mesi është kthyer në këtë sezon në formën e tij të përhershme të shkëlqyer. Një kompliment të madh, argjentinasi e merr nga ish-rivali i tij i madh, sot shok skuadre, Sergio Ramosi, që e cilëson “lojtarin më të madh që ka pasur ndonjëherë futbolli”. Në total, Mesi ka 704 gola me ekipet e klubeve dhe 333 asistë në 858 ndeshje, si dhe ka 98 gola dhe 55 asistë në 172 ndeshje për kombëtaren. Në total bëjnë 802 gola e 388 asistë në 1030 ndeshje.

Sfidanti.al