Napoli vazhdon të jetë i frikshëm me Osimhenin dhe Kvaratskelian!

Nuk ka kush ta ndalë skuadrën e dikurshme të Maradonës, edhe pse në fushën e Specias pati kore kundër Diegos dhe kundër Spaletit. Dy palët e tifozëve nuk shkojnë mirë aspak me njëri-tjetrin, por gjithsesi në fushë nuk pati probleme për të kaltrit. Kvaratskelia dhe dy herë Osimheni shënuan golat duke i dhënë një fitore të madhe 3-0 Napolit. Të kaltrit kanë 56 pikë në 21 ndeshje, me një diferencë të madhe ndaj ndjekësve, ndonëse në lojë janë ende 17 ndeshje, pra 51 pikë. Skuadra e Spaletit shënon më shumë se të tjerat dhe pëson më pak, e ky fakt mjafton.

Sfidanti.al