Problemi i vetëm në këtë sezon ishte pikërisht ky, që realizonte vetëm në shtëpi, por tashmë nuk do të jetë më kështu. Myrto Uzuni e shënoi më në fund golin jashtë fushe dhe kjo ndodhi në stadiumin “La Seramika” ndaj Vijarrealit B, madje me një super goditje. Granada fitoi 2-0 dhe u mbajt në lojë për t’u ngjitur direkt në La Ligën e Spanjës, pasi ka 44 pikë, vetëm 2 pikë larg vendit të tretë e tri pikë lard të dytit. Uzuni vazhdon të kryesojë renditjen e shënuesve në La Ligën e Dytë duke pasur tani 15 gola.
Sfidanti.al