Dita e “gjyqit” vjen shpejt dhe ata që ulen në stol vuajnë më shumë se të gjithë, padyshim edhe më shumë se ata që dalin në fushë. Dy trajnerë do të jenë përballë njëri-tjetrit këtë të premte, Skënder Gega dhe Orges Shehi, ndërsa Superliga nis sezonin e ri me ndeshjen Kukësi-Tirana në Arenën e qytetit verior. Në prag të sfidës, të dy teknikët thanë fjalët standarde duke qenë “politikisht korrekt”, ndërsa tek të dy u pa shqetësimi për ndryshimet në organikë. Shehi tha se Tirana ka 40 për qind ndryshim, ndërsa Kukësi arrin padyshim në 80 për qind apo më shumë. E pra, dy trajnerët nuk njohin dot as ekipet e tyre, pra do ta kenë të vështirë t’i përgatisin për ndeshje, jo më të njohin kundërshtarin!
Sfidanti.al